Të enjten, më 21 gusht 2014, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet seanca dëgjimore publike, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO119/14, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 17 korrikut 2014”.
Në këtë seancë publike janë ftuar për të marrë pjesë parashtruesi i kërkesës, si dhe përfaqësuesit zyrtar të 14 subjekteve të tjera politike në Kuvendin e Kosovës.
Seanca publike do të fillojë në orën 10:00. Dyert e Gjykatores për pranimin e qytetarëve dhe të medieve të interesuara do të hapen në orën 09:30.