Njoftim për medie

06.07.2014

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar sot për në Strasburg të Francës, ku është ftuar për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Praktikat më të mira të ankesave individuale në gjykatat kushtetuese të Evropës”.      

Qëllimi i kësaj konference, e cila do të mbahet të hënën, më 7 korrik 2014, është të ofrojë mundësinë e diskutimit të përvojave më të mira të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në trajtimin e ankesave individuale në gjyqësinë kushtetuese.

Konferenca organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit e Këshillit të Evropës.