Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, i dërgoi sot letër ngushëllimi kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, z. Hashim Këllëç, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi në një minierë në perëndim të Turqisë.
Në letrën e ngushëllimit thuhet:
“I nderuari Kryetar Këllëç,
Më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me rastin e tragjedisë në minierën në Komunën Soma, të provincës Manisa në Turqi, t’ju shpreh ngushëllime të sinqerta juve, të afërmve të viktimave dhe gjithë popullit turk. Ndajmë dhimbjen e thellë me ju!”