Njoftim për medie

13.05.2014

Një delegacion zyrtar nga Republika e Çekisë, i prirë nga Kryeprokurori i këtij vendi, z. Pavel Zeman, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të mërkurën, më 14 maj 2014.  

Delegacioni çek do të pritet në takim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jetë edhe z. Jiri Dolezel, ambasador i Republikës së Çekisë në Kosovë.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 10:45.