Njoftim për medie

31.03.2014

Gjatë seancës së mbajtur më 31 mars 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi për Rastin KO44/14, “Vlerësimi i amendamenteve të propozuara të Kushtetutës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të parashtruara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 11 mars 2014” – që ndërlidhen me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).
 
Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që:

I. Kërkesa është e pranueshme;

II. Amendamentet e propozuara të Kushtetutës nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara në Kapitullin II, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t’u komunikohet palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën e duhur.