Njoftim për medie

07.03.2014

Të hënën, më 10 mars 2014, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet seancë publike dëgjimore, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KI187/13, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimi i kushtetutshmërisë për mospërmbarimin e Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme, për Agjencinë Kosovare të Pronës, GSK-KPA-A-001/12, të 8 majit 2012, dhe të Vendimit të Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës, nr. KPCC/D/A/114/2011, të 22 qershorit 2011”.

Në këtë seancë publike janë ftuar për të marrë pjesë parashtruesi i kërkesës, si dhe përfaqësuesit zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP).

Seanca publike do të fillojë në orën 10:00. Dyert e Gjykatores për pranimin e qytetarëve dhe të medieve të interesuara do të hapen në orën 09:30.