Njoftim për medie

03.03.2014

Të dielën, më 2 mars 2014, dy këshilltarë ligjorë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë udhëtuar për në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, për një trajnim profesional pesëmuajsh.

Trajnimi dhe qëndrimi i këshilltarëve ligjorë në Gjykatën e Strasburgut është bërë i mundur me ndërmjetësimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

Falë donacionit të Ambasadës zvicerane dhe ndërmjetësimit të Zyrës së Këshillit të Evropës, të gjithë këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese do të kenë mundësi të trajnohen në Gjykatën e Strasburgut, me qëllim përvetësimin sa më të mirë të praktikave të gjyqësisë evropiane dhe zbatimin e tyre në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës.