Njoftim për medie

18.02.2014

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton opinionin se, në vijim të respektimit dhe të zbatimit të vendimeve të GJKK-së nga autoritetet publike, përfshirë në veçanti gjyqësorin e rregullt, më 18 shkurt 2014, Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përkitazi me zbatimin e Aktgjykimit Nr. KI52/12 të GJKK-së, me të cilin është bërë vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Ac. nr. 95/2011, të 8 dhjetorit 2011.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur për rastin në mënyrë meritore sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.