Njoftim për medie

21.01.2014

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Programin për Sundim Efektiv të Ligjit (EROL) të USAID-it, organizon Konferencën Gjyqësore me temë: “Natyra vetëekzekutuese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, e cila do të mbahet të mërkurën, më 22 janar 2014, në hotelin “Sirius” në Prishtinë, dhe që fillon në orën 09:00.

Në këtë konferencë, ndër të tjera, do të trajtohet aftësia e gjykatave të rregullta për të referuar çështjet e ndryshme kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si dhe çështja e  kompetencave dhe sfidave ekzistuese në marrëdhëniet reciproke.

Moderator i konferencës do të jetë z. James B. Haines, gjyqtar federal nga distrikti Maine i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.