Njoftim për medie
21.04.2010
Ju njoftojmë se, me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, në datat 22-24 prill 2010, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Kryetari i Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasani, dhe i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, do të marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të 48-të të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.
Ndër të tjera, delegacionit nga Kosova do t’i rezervohet pritje e veçantë dhe takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Hasim Kiliç.