Njoftim për medie

20.12.2013

Të shtunën, më 21 dhjetor 2013, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, do të mbajë konferencën e fundvitit me gazetarë, përkitazi me punën e Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit që po lëmë pas.

Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Të gjitha mediet janë të mirëseardhura në këtë konferencë, që do të përmbyllet me një koktej rasti për gazetarët pjesëmarrës.