Njoftim për medie

21.11.2013

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me në krye kryetarin e gjykatës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar sot për vizitë pune në Tiranë.  

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është ftuar për të marrë pjesë në Konferencën shkencore me temë: “Kushtetuta si instrument qëndrueshmërie dhe zhvillimi”, që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, të premten, më 22 nëntor 2013, në përvjetorin e 15-të të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Në këtë Konferencë, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe akademikë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, do të bëjë një prezantim në temën: “Veçoritë themelore të së Drejtës Kushtetuese kosovare”.

Konferenca organizohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe Fondacionin gjerman “Hanns Seidel”.