Njoftim për medie

11.11.2013

Një delegacion i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, me në krye kryetarin e kësaj gjykate, Prof. dr. Xhezair Zaganjori, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të martën, më 12 nëntor 2013.

Delegacioni nga Shqipëria do të pritet në takim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.

Takimi do të mbahet në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 09:30.