Njoftim për medie

04.11.2013

Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të martën, më 5 nëntor 2013, do të mbajë ligjëratë Prof. dr. Fred Morrison, profesor i së Drejtës në Universitetin Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Profesor Morrison do të ligjërojë në temën: “Balancimi i lirisë së shprehjes kundrejt privatësisë dhe mbrojtjes së reputacionit”, duke pasur në fokus një nga rastet më të përfolura që definuan lirinë e shtypit përballë institucioneve shtetërore të SHBA-së, i njohur më shumë edhe si rasti “New York Times vs. Sullivan (1964)”.

Ligjërata do të mbahet në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 10:00.

Ftohen përfaqësuesit e të gjitha medieve që të marrin pjesë në këtë ligjëratë.