Njoftim për medie

13.10.2013

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të hënën, më 14 tetor 2013, do të pres në një takim të përbashkët kryetarin e  Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë, Dr. Joaquim José Coelho de Sousa Ribeiro, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë, Prof. dr. Dimitar Velikov Tokushev, zëvendëskryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Dr. Brigitte Bierlein, gjyqtarin e Gjykatës Supreme të Estonisë, z. Juri Ilvest, si dhe profesorin e mirënjohur nga Universiteti Regensburg në Gjermani, Prof. dr. Rainer Arnold.   

Takimi do të mbahet në Bibliotekën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe fillon në orën 11:00.

Delegacionet e nivelit të lartë të gjykatave evropiane po qëndrojnë në Kosovë me ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e Vitit të Katërt Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.