Njoftim për medie

13.04.2010
Ju njoftojmë se, të mërkurën më, 14 prill 2010, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të takohet me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Christopher Dell dhe me zëvendës-shefin e sektorit politik të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, z. John Ginkel.
Takimi fillon në ora 09:30 në zyrën e Kryetarit të Gjykatës.
Para fillimit të takimit mediet do të kenë mundësi të marrin pamje nga takimi, ndërsa pas përfundimit të takimit, në sallën e konferencave të Gjykatës Kushtetuese, do të mbahet një konferencë për shtyp, ku medieve do t’i adresohen Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prof. Dr. Enver Hasani, Ambasadori i SHBA-ve, z. Christopher Dell, dhe zv/shefi i sektorit politik të Ambasadës, z. John Ginkel.
Për informata shtesë lidhur me takimin e lartëpërmendur, ju lutem kontaktoni me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të Gjykatës Kushtetuese në telefonin 038/220-107 ose në adresën e e-mailit: [email protected].