Njoftim për medie

12.06.2013

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), organizon seminar pune në temën: “Bashkëveprimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me gjykatat e rregullta”, të enjten, më 13 qershor 2013. 

Qëllimi i këtij seminari është diskutimi rreth kompetencave dhe sfidave ekzistuese në marrëdhëniet ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqësorit të rregullt në Kosovë, duke marrë parasysh përvojat më të mira në rajon.

Krahas gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, pjesëmarrës dhe folës në këtë seminar do të jetë edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja.

Moderator i seminarit dhe folës do të jetë gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Minesota të SHBA-ve, z. John R. Tunheim.

Seminari do të mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë, me fillim në orën 09:30.