Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar (IRZ), organizon seminar pune në temën: “Vlerësimi i vendimeve të Gjykatës Supreme”, të mërkurën, më 12 qershor 2013.
Seminari ka për qëllim shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, në vlerësimin e vendimeve të gjyqësorit të rregullt, të ankesave kushtetuese, si dhe në zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut.
Moderator dhe njëherazi folës të këtij seminari do të jenë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Almiro Rodrigues, si dhe profesori i mirënjohur në Fakultetin Juridik të Universitetit të Hamburgut në Gjermani, Prof. dr. Ulrich Karpen.
Seminari do të mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë, me fillim në orën 09:00.