Njoftim për medie

30.05.2013

Me ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e 15-të Ndërkombëtarë mbi të Drejtën Kushtetuese Krahasuese dhe Evropiane, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar sot për vizitë pune në Regensburg të Gjermanisë.

Në Kongresin e radhës në Regensburg, i cili çdo vit mbledh rreth vetes akademikë dhe gjyqtarë të gjykatave kushtetuese evropiane, Kryetari Hasani do të mbajë një fjalim në temën: “E drejta kushtetuese dhe kriza financiare, si dhe zhvillimet e fundit në kushtetutshmërinë evropiane nga aspekti i së drejtës kushtetuese”, që njëherazi është edhe temë qendrore e këtij takimi.

Vizita e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është mundësuar nga Fondacioni gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtarë (IRZ), që së bashku me Universitetin e Regensburgut është edhe organizator i këtij Kongresi, i cili këtë vit mbahet më 31 maj dhe 1 qershor 2013.