Njoftim për medie

04.03.2013

Të martën, më 5 mars 2013, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet seanca publike dëgjimore, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO97/12, që ka për objekt shqyrtimi vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 90, 95 (1.6), 110, 111 dhe 116 të Ligjit për Banka, Institucione Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare Jobankare, nr. 04/L-093, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 12 prill 2012.

Në këtë seancë publike janë ftuar të marrin pjesë parashtruesit e kërkesës, përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, pala kundërshtare, Komisioni parlamentar për legjislacion, si dhe palët e interesuara nga Banka Qendrore e Kosovës, nga Departamenti i Regjistrimit dhe Ndërlidhjes me OJQ-të në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike, si dhe nga Ministria e Financave.

Seanca publike do të fillojë në orën 11:00. Dyert e Gjykatores për pranimin e qytetarëve dhe të medieve të interesuara do të hapen në orën 10:30.