Njoftim për medie

24.01.2013

Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Ivan Çukaloviq, dhe gjyqtarja ndërkombëtare në Gjykatë, Prof. dr. Snezhana Botusharova, kanë pasur të mërkurën, më 23 janar 2013, një takim pune me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu.

Në takim u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin e gjyqësisë kushtetuese në Kosovë, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që ofron Norvegjia për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe për shkëmbimin e përvojave të Gjykatës Kushtetuese me sistemin norvegjez të drejtësisë.