Njoftim për medie

17.03.2010

Ju njoftojmë se, të enjten më 18 mars 2010, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Prof.Dr.Enver Hasani, do të takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z.Andy Sparks, dhe udhëheqësin e Zyrës së DFID-it në Kosovë, z. Robert Watt.
Takimi do të zhvillohet në zyrën e Kryetarit të Gjykatës, duke filluar nga ora 10:00. Para fillimit të takimit mediet do të kenë mundësi të marrin pamje nga takimi, ndërsa pas përfundimit të takimit, në sallën e konferencave të Gjykatës Kushtetuese, do të mbahet një konferencë për shtyp, ku medieve do t’i adresohen Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Prof.Dr.Enver Hasani, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Andy Sparks, dhe udhëheqësi i Zyrës së DFID-it në Kosovë, z. Robert Watt.
Për informata shtesë lidhur me takimin e lartëpërmendur, ju lutem kontaktoni me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të Gjykatës Kushtetuese në telefonin 038/220-104 ose në adresën e e-mailit: [email protected].