Njoftim për medie

12.12.2012

Të enjten, më 13 dhjetor 2012, Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do ta vizitojë një grup studentësh i brezit të katërt të Shkollës për Liderë të Rinj, që është pjesë e programit për edukim të OJQ-së “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë” (YIHR). 

Studentët do t’i presë në takim Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.

Takimi do të mbahet në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese dhe fillon në orën 11:00.