Njoftim për medie

30.11.2012

Të hënën, më 3 dhjetor 2012, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet seanca publike dëgjimore, në të cilën do të shqyrtohen kërkesat KI 58/12, KI 66/12 dhe KI 94/12, që kanë objekt të njëjtë shqyrtimi: “Kufizimet ndaj qytetarëve për qasje në shërbime të caktuara të administratave komunale në Mitrovicë, Gjilan dhe Viti”.

Në këtë seancë publike janë ftuar për të marrë pjesë të gjithë parashtruesit e kërkesave, përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, të Gjilanit dhe të Vitisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut.

Seanca publike do të fillojë në orën 10:00. Dyert e Gjykatores për pranimin e qytetarëve dhe të medieve të interesuara do të hapen në orën 09:40.