Njoftim për medie

21.11.2012

Të enjten, më 22 nëntor 2012, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit “Constitutional Justice in Southeast Europe” (Drejtësia kushtetuese në Evropën Juglindore), një përmbledhje punimesh shkencore autorësh të ndryshëm, të redaktuara nga Prof. dr. Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Peter Paczolay, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Hungarisë, dhe z. Michael Riegner, bashkëpunëtor i lartë për hulumtime në Universitetin Justus Liebig Gizen të Gjermanisë.

Ceremonia e promovimit të librit fillon në orën 15:00 dhe do të përmbyllet me një koktej rasti për mysafirët e ftuar.

Botimi i këtij libri u mundësua me përkrahjen e Agjencisë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).