Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të organizojë një seminar pune në Shkup të Maqedonisë, më 2 dhe 3 nëntor 2012, me përkrahjen e Agjencisë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Tema e seminarit të punës do të jetë: “Procedurat e Gjykatës Kushtetuese për kontrollin e kushtetutshmërisë së masave shtetërore të të tri degëve të pushtetit – reagimet e mundshme për jokushtetutshmërinë”.
Seminari do të udhëhiqet nga Prof. dr. Lothar Michael, profesor i së Drejtës publike dhe kushtetuese në Universitetin e Dyseldorfit, në Gjermani.