Njoftim për medie

23.10.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të veçantë që të jetë ligjëruesi i 20-të në nivel botëror në kuadër të Konferencës vjetore “Leksionet e Meklin për ligjin botëror”, që organizohet nga Universiteti i Pitsburgut. 

Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë, të mërkurën, më 24 tetor 2012, Kryetari Hasani do të mbajë ligjëratë publike në temën: “Roli dhe pozita e gjykatave kushtetuese në shoqëri: rasti i Kosovës”.

“Leksionet e Meklin për ligjin botëror” është një konferencë elitare në komunitetin ligjor ndërkombëtar, që organizohet çdo vit në Universitetin e Pitsburgut, e në të cilën, deri më tash, me ligjëratat e tyre janë prezantuar akademikë dhe burrështetas anembanë botës.

Për më shumë informata për Konferencën dhe për ligjëratën që do të mbajë Kryetari Hasani, klikoni në vegzën: http://www.news.pitt.edu/the_case_of_kosovo_enver_hasani