Njoftim për medie

18.10.2012

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Amerikës në Kosovë, znj. Tracey Ann Jacobson, sot vizitoi Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku u prit në takim njohës nga kryetari i gjykatës, Prof. dr. Enver Hasani, dhe gjyqtarët e tjerë.

Pas urimit për suksese në detyrën e  saj të re, Kryetari Hasani fillimisht e njohu ambasadoren Jacobson me përbërjen aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke bërë në vazhdim një elaborim të shkurtër rreth vendimeve më të rëndësishme që ka miratuar deri tani kjo gjykatë.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari Hasani e informoi ambasadoren Jacobson edhe për kontaktet dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ekzistues me institucionet simotra në shumë shtete të botës.

Ambasadorja Jacobson e përgëzoi kryetarin Hasani për punën e mirë që është bërë deri tash në Gjykatën Kushtetuese dhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të vendit që ajo përfaqëson, për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.