Njoftim për medie

17.10.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton opinionin se, në vijim të respektimit dhe të zbatimit të vendimeve të GJKK-së nga autoritetet publike, përfshirë në veçanti gjyqësorin e rregullt, më 17 tetor 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka informuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përkitazi me zbatimin e Aktgjykimit Nr. KI 04/12 të GJKK-së, me të cilin është bërë vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe njëherazi është kërkuar rishqyrtimi i vendimit Ac.  nr.  647/2011, të Gjykatës së Qarkut  në Prishtinë.