Njoftim për medie

17.10.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, sot priti në takim të përbashkët kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Prof. dr. Ernest Petriç, si dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, i shoqëruar nga gjyqtari, Prof. dr. Xhezair Zaganjori.

Pasi i falënderoi për pjesëmarrjen në ceremoninë e Vitit të Tretë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kryetari Hasani i informoi mysafirët me zhvillimet e fundit në gjykatë, duke evidencuar në të njëjtën kohë edhe sfidat me të cilat vazhdon të përballet ky institucion.

Kryetarët Petriç dhe Dedja vlerësuan lart rolin e rëndësishëm dhe konstruktiv të Gjykatës Kushtetuese për shtetin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve homologe.

Në takim mori pjesë edhe profesori i së Drejtës kushtetuese nga Universiteti i Bolonjës në Itali, Prof. dr. Luca Mezzetti, me të cilin u shkëmbyen mendime për përsosjen dhe për forcimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor.