Njoftim për medie

24.02.2010

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton se, gjatë seancave shqyrtuese të mbajtura më 18 dhe 19 shkurt, në përbërje të plotë të saj ka vendosur lidhur me kërkesat e dorëzuara për procedim para Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesat e regjistruara pranë Sekretarisë së Gjykatës, me sa vijon:
KI. 06/09, KI. 12/09, KI. 13/09, KI. 21/09, KI. 23/09, KI. 31/09, KI. 68/09 dhe KI. 71/09
janë refuzuar për shkak të palejueshmërisë së tyre, ndërsa kërkesa KI. 73/09 është
hedhur poshtë si e pabazuar, si dhe është refuzuar kërkesa për vënien e Masës së
përkohshme.
Përpilimi i vendimeve për kërkesat në fjalë dhe njoftimi i palëve do të bëhet në pajtim me afatet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës.