Të martën, më 16 tetor 2012, në sallën “Beethoven” të Hotel Emerald në Prishtinë, në orën 17:00, do të fillojë ceremonia solemne e Vitit të Tretë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues e personalitete të larta shtetërore e ndërkombëtare në Kosovë, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatave Kushtetuese të Lituanisë, të Shqipërisë, të Sllovenisë, të Kroacisë dhe të Maqedonisë.
Ceremonia do të përmbyllet me një koktej rasti për mysafirët e ftuar.