Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton opinionin se, në vijim të respektimit dhe të zbatimit të vendimeve të GJKK-së nga autoritetet publike, përfshirë në veçanti gjyqësorin e rregullt, më 12 tetor 2012, Gjykata e Qarkut në Gjilan ka informuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përkitazi me zbatimin e Aktgjykimit Nr. KI 104/10 të GJKK-së, me të cilin është bërë vlerësimi i kushtetutshmërisë dhe njëherazi është kërkuar rishqyrtimi i vendimit Ac. nr. 78/10, të Gjykatës së Qarkut në Gjilan.