Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të hënën, më 15 tetor 2012, do të presë në vizitë zyrtare një delegacion të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Lituanisë.
Delegacioni lituanez përfaqësohet nga gjyqtarët Dainius Zalimas dhe Pranas Kuconis.
Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe fillon në orën 15:00.