Njoftim për medie

03.10.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, do të qëndrojë në Stamboll të Turqisë, më 4-7 tetor 2012, ku është ftuar për të marrë pjesë në një Konferencë ndërkombëtare.

Në këtë konferencë, Kryetari Hasani do të mbajë një diskutim rreth temës: “Korniza ligjore evropiane mbi vetëvendosjen në ish-Jugosllavi pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010”, ndërkaq atij i është rezervuar nderi që njëherësh të kryesojë me njërën nga seancat e saj.  

Konferenca organizohet nga Universiteti Hacettepe me seli në Ankara, me rastin e 100-vjetorit të Luftërave Ballkanike.