Njoftim për medie

17.09.2012

Në seancën administrative të mbajtur të enjten e kaluar, më 13 shtator 2012, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur zëvendëskryetar të ri të Gjykatës, gjyqtarin Prof. dr. Ivan Čukalović.

Gjyqtari Čukalović do të zëvendësojë në këtë pozitë kolegun dhe zëvendëskryetarin e deritashëm të Gjykatës, gjyqtarin Mr. sc. Kadri Kryeziu.

Mandati i zëvendëskryetarit të sapozgjedhur është 3-vjeçar dhe fillon nga data 18 shtator 2012.