Njoftim për medie

21.08.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton opinionin se, në vijim të respektimit dhe zbatimit të vendimeve të GJKK-së nga autoritetet publike, më 21 gusht 2012, Komuna e Junikut ka informuar Gjykatën Kushtetuese për miratimin e vendimit Nr. 01/56, të nënshkruar nga Kryetari i Komunës më 30 korrik 2012, lidhur me zbatimin e aktgjykimit Nr. KI 50/12 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që ka të bëjë me vendimin përmbarimor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës nr. 02/207/2010 dhe vendimin Ac. nr. 153/2011 të Gjykatës së Qarkut në Pejë.