Njoftim për medie

08.02.2010

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2010, do të mbajë Seancë Dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së përkohshme për lëndën KI 73/09, Mimoza Kusari-Lila vs. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Seanca do të mbahet në sallën e gjykimeve të Fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe fillon në ora 15.00.
Hyrja e publikut dhe përfaqësuesve të medieve në sallën e gjykimeve nis në ora 14:00, sipas rendit të paraqitjes.
Ju njoftojmë se hapësira e sallës së gjykimeve është e kufizuar dhe se dyert e sallës do të mbyllen në orën 14:40, ose edhe më herët nëse arrihet kapaciteti maksimal i ulëseve në sallë.
Duke marrë parasysh këtë fakt, ju ftojmë që të paraqiteni tek salla e gjykimeve para orës 14:00.
Paraprakisht hyrja në sallën e gjykimeve do të kontrollohet nga Zyrtarët e Policisë së Kosovës. Të gjithë personat, përveç gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve të pajisur me kartela të rregullta identifikimi, do t’i nënshtrohen kontrollit para hyrjes në sallë.
Për informata shtesë lidhur me seancën dëgjimore, ju lutem kontaktoni me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun në telefonin 038/220-107 ose në adresën e e-mailit: [email protected].