Njoftim për medie

26.06.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, mbrëmë shtroi një darkë përshëndetëse në emër të gjykatës, për dy gjyqtaret që dje u skadoi mandati tre vjeçar në gjykatë, Dr. Gjyljeta Mushkolaj dhe Prof. dr. Iliriana Islami.

Gjatë fjalimit të mbajtur në emër të kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, Kryetari Hasani falënderoi gjyqtaret Mushkolaj dhe Islami për kontributin e dhënë profesional gjatë punës së tyre në gjykatë, dhe më pas iu dhuroi mirënjohjet e Gjykatës Kushtetuese duke u dëshiruar suksese në karrierën e tyre të mëtutjeshme.

Kryetari Hasani dhe bashkëpunëtorët e tij, sot ndërkaq mirëpritën gjyqtaren e sapoemëruar  në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi,  e cila dje dha betimin dhe u dekretua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.