Njoftim për medie

01.06.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton publikun e gjerë se ceremonia e homazheve për kolegun tonë të ndjerë, z. Bardh Hamzaj, do të organizohet të shtunën, më 2 qershor 2012, në Prishtinë.

Ceremonia e homazheve do të mbahet në hapësirat  e American School of Kosova, tek Pallati i Rinisë, me fillim në orën 11:00. 

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij, Gllogjan, Komuna e Deçanit, në orën 16:00.