Pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit të Evropës Juglindore, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, sot në mesditë u takua në Podgoricë me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Malit të Zi, Prof. dr. Milan Marković.
Gjatë takimit që u zhvillua në një atmosferë miqësore, temë e diskutimit ishin sfidat aktuale të gjyqësisë kushtetuese në të dyja vendet dhe bashkëpunimi ndërmjet gjykatave kushtetuese rajonale.
Të dy kryetarët në fund u zotuan për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve që ata përfaqësojnë, me synim ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes këmbimit të ideve dhe përvojës.