Njoftim për medie

24.05.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, do të qëndrojë në Budvë të Malit të Zi, nga 25 deri më 27 maj 2012, për të marrë pjesë në Tubimin e 9-të vjetor të Evropës Juglindore, që organizohet sipas shembullit të Lutjeve të Mëngjesit në SHBA.

Pjesëmarrja e tij në këtë tubim bëhet me ftesë të Grupit të Lutjeve të Mëngjesit të parlamentit malazez, që këtë vit mbahet edhe me përkrahjen e anëtarëve të Kongresit amerikan.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Kryetari Hasani pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë shtetëror dhe politikanë nga rajoni e bota.