Njoftim për medie

15.05.2012

Në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në seancën e mbajtur më 14 maj 2012, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka zgjedhur kryetarin aktual të saj, Prof. dr. Enver Hasani, që të shërbejë për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari Hasani do të fillojë mandatin e tij të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më 26 qershor 2012, kur edhe përfundon mandati i tij i parë.