Të hënën, më 29 gusht 2011, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të pres në një vizitë zyrtare Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, Prof. Evgeni Tanchev, i shoqëruar nga gjykatësi i kësaj gjykate, Prof. Dimitar Tokushev, dhe Sekretarja e përgjithshme, znj. Enita Enikova.
Takimi do të mbahet në zyren e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, duke filluar nga ora 09: 30, ndërkaq pas takimit do të mbahet një konferencë me gazetarë.
Për informata shtesë lidhur me takimin mund të kontaktoni znj.Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në numrin: 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në [email protected].