Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë vizitoi Gjykatën Kushtetuese

11.03.2022

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti në takim një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Fillimisht, kryetarja Caka – Nimani e njoftoi delegacionin nga Shqipëria me përbërjen dhe me strukturën organizative të Gjykatës, me mënyrën e funksionimit dhe me punën e deritanishme, si dhe me sfidat që përballet aktualisht ky institucion.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetarja Caka – Nimani vuri theksin në marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira të bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe me mbështetjen që kjo gjykatë i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës veçanërisht në vitet e para pas themelimit.

Në vijim të takimit, të dyja palët diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamjet e tyre përkitazi me mënyrat më të mira për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit për gjykimin kushtetues në vendet respektive.