Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, priti në takim ambasadoren e sapo emëruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi.
Sfidat aktuale në sistemin e drejtësisë të të dyja vendeve, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut në kohë pandemie dhe domosdoshmëria e avancimit të infrastrukturës ligjore në harmoni me standardet evropiane, ishin vetëm disa prej temave që u diskutuan në takimin e përbashkët.
Gjatë bisedës, kryetarja Rama-Hajrizi vuri theksin edhe në raportet e mira të bashkëpunimit që Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut kanë pasur ndër vite, me ç’rast shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë të intensifikohet edhe më tutje me angazhim të përbashkët.
Ambasadorja Jusufi vlerësoi lart të arriturat e deritanishme në gjyqësinë kushtetuese të vendin tonë dhe konfirmoi përkushtimin e saj që të kontribuojë edhe më shumë në thellimin e marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha nivelet.