Kryetarja Caka – Nimani priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

15.07.2021

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani priti në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj.

Pas urimeve të ndërsjella për suksese në përmbushjen e detyrave në postet e tyre të reja, kryetarja Caka – Nimani dhe kryesuesi Zogaj përqendruan diskutimin në sfidat e sistemit gjyqësor të Kosovës, si dhe objektivat e rëndësisë parësore për forcimin dhe mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë.

Të dyja palët u pajtuan për nevojën e kultivimit të mëtutjeshëm të raporteve të mira të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, si dhe për mundësitë e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale me gjykatat e niveleve të tjera në vend.