Kryetarja Caka – Nimani priti në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde

10.05.2022

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.

Puna e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese, përpjekjet për rritjen e transparencës në punë dhe për konsolidimin e praktikës gjyqësore në harmoni me standardet e gjyqësisë kushtetuese evropiane, ishin ndër temat e diskutuara në takimin e përbashkët.

Kryetarja Caka – Nimani shfrytëzoj rastin që të shpreh falënderimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria gjermane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese që nga themelimi, nëpërmjet projekteve të ndryshme të zbatuara me përkrahjen e agjencisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar “GIZ” dhe fondacionin gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar “IRZ”.

Ambasadori Rohde konfirmoi zotimin e Qeverisë gjermane për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në vend.