Kryetarja Caka – Nimani priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo

04.08.2021

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Carin Lobbezoo.

Sfidat aktuale në punën e Gjykatës dhe prioritetet në punë gjatë mandatit trevjeçar të kryetares Caka – Nimani, ishin vetëm disa ndër temat që u trajtuan në takimin e përbashkët.

Kryetarja Caka – Nimani në vijim diskutoi edhe për angazhimin e vazhdueshëm të Gjykatës për avancimin dhe konsolidimin e praktikës gjyqësore të saj, si dhe për rritjen e standardeve të gjykimit dhe të cilësisë së vendimeve.

Ambasadorja Lobbezoo i uroi suksese kryetares Caka – Nimani në përmbushjen e detyrave të saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se, forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë është edhe në interesin e qeverisë holandeze.