Kryetarja Caka – Nimani për vizitë në Paris me ftesë të Këshillit Kushtetues të Francës

04.10.2024

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani qëndroi për vizitë zyrtare në Paris, me ftesë të Kryetarit të Këshillit Kushtetues të Francës, z. Laurent Fabius, të enjten, më 3 tetor 2024.

Kryetarja Caka – Nimani është ftuar për të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale të organizuar nga Këshilli Kushtetues i Francës, “Nata e Ligjit”, në shënim të përvjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Francës.

“Nata e Ligjit”, e cila përveç se në Paris organizohet njëkohësisht edhe në territoret tjera franceze, mbledh çdo vit emrat më eminent nga gjykatat kushtetuese anembanë botës, institucionet e drejtësisë, asambletë parlamentare, odat e avokatëve, fakultetet juridike të universiteteve më prestigjioze dhe ekspertë ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese.